Vazhdon protesta në shkollën e fshatit Blaç, nxënesit mbesin pa mësim

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Në shkollen fillore Ilmi Batjari të fshatit Blaç Komuna e Dragashit u bën një jav nga protesta e prinderve para dyereve të shkolles e që prindrit e fshatrave Blaç,Zapllugje dhe Zgatar nuk i lejojn femijet e tyre që të shkojn në shkolle.

Egjitha kjo ndodhi pas vdekjes se nje nënpunsi në ambientet e shkolles e që sipas ketyre banoreve kryetari i Komunes së Dragashit Salim Jonuzi e morri një të aferm të ti si nënpunës në ket shkoll, ndersa prinderit e ketyre fshatrave deshirojn që vendin e punes ta zej djali i te ndierit.

Por edhe pasi u bë nje jav që rreth 1000 nxënës të kesaj shkolle nuk e vijojn mësimin ende askush as nga Ministria e Arsimit e as nga Komuna e Dragashit nuk ka marr masa që kjo situat të tejkalohet dhe te filloj mësimi normalisht.

Prinderit e ketyre fshatrave ndihen të fyer nga sjellja arrogante e pushtetit lokal dhe thon se do ta vazhdojn protesten deri ne plotsimin e kushtit të tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-