Vdes një nga kontributdhënësit e futbollit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ka vdekur Galip Hoda, një nga kontributdhënësit e futbollit kosovar në vitet e 90-ta.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Lirisë së Prizrenit në të cilin Hoda ka qenë ndër drejtuesit në vitet e pavarësimit të futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

I ndjeri Hoda ka qenë pjesë edhe e komisioneve të garave të Federatës së Futbollit të Kosovës në atë kohë.

Bëhet e ditur se Hoda ka vdekur në Londër. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 7 dhjetor në ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prizren./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-