Vdes sportisti legjendar, u godit nga një kamion gjatë stërvitjes

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Çiklisti i njohur italian, Davide Rebelin, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pasi u përplas nga një kamion teksa stërvitej në rrugë.

Nuk kishte asnjë mënyrë për ta shpëtuar dhe mjekët vetëm se konstatuan vdekjen pas aksidentit të rëndë në afërsi të Vinçenicës, raportojnë mediat italiane, transmeton Demokracia.com.

Ai ishte çiklist profesionist që nga viti 1992. Rebelin kishte fituar një garë Amstel Gold, tre edicione të Freccia Vallone dhe një fazë të “Giro d’Italia” në karrierën e tij.

Tragjedia e tij preku të gjithë adhuruesit e këtij sporti, pasi ai arriti rezultate të dukshme në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 arriti në podium, por medalja iu hoq për shkak të një skandali dopingu që e detyroi të bënte një pushim./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-