Vedat Muriqi pranë largimit nga Lazio, kjo pritet të jetë skuadra e tij e re

Opoja.net Opoja.net Sport

Vedat Muriqi nuk ka pasur momente aspak të mira në Serie A prej transferimit në Lazio nga Fenerbahçe.

Sulmuesi i Kosovës asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij, derisa që këtë edicion është paraqitur vetëm disa minuta, shkruan FrontOnline.

Shkaku i kësaj forme, Muriqi duket se do të largohet nga Lazio në janar.

Fenerbahçe, klubi i madh nga Stambolli, ka shprehur interesim për transferimin e tij në afatin kalimtar dimëror.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira shkruan se klubi turk do të synojë transferimin e Muriqit në janar.

“Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në janar. Fenerbahce ka shprehur interesim për rikthimin e sulmuesit në formë huazimi”, shkruan ai.

Ndërkohë, në shtatë ndeshjet e fundit Muriqi ka zhvilluar vetëm gjashtë minuta dhe që rikthimi te Fenerbahce do t’i bënte mirë, ku do të luante pranë Mërgim Berishës dhe Mesut Ozilit./FrontOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-