Vedat Muriqi pritet të transferohet në La Liga

Opoja.net Opoja.net Sport

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me skuadrën spanjolle Mallorca.

Muriqi do të largohet nga Lazio drejt Mallorcas në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për rreth 10 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, dy klubet kanë arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizmi.

27 vjeçari pritet që nesër të fluturojë drejt Spanjës dhe t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Muriqi me Lazion në këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje, teksa ka kontribuar me një asistim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-