Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, kanë vizituar pikëkalimin kufitar në Merdarë.
“Përveç tjerash kjo vizitë kishte të bëje edhe me njoftimin nga afër për gjendjen në pikë kalimin kufitar Merdarë, përfshirë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, thuhet në kumtesë.
“Me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, në këtë pikëkalim kufitar, janë ndërmarrë masat e nevojshme për të reduktuar në maksimum pritjet, duke shtuar kapacitetet e burimeve njerëzore dhe duke vënë në funksion (6) korsi për qarkullim, prej tyre (4) korsi për automjete dhe (2) korsi për mjetet transportuese, përfshirë atë të transportit të udhëtarëve”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.