Mbrëmë komuna e Dragashit u ballafaqua me vershimet të mëdha, që nuk mbahen në mend të kenë ndodhur që nga pas lufta në këtë komunë.
Më të prekura nga vershimet ishin fshatrat e opojës, e veçanerisht fshatrat Blaç, Zaplluzhe dhe Bresanë, të cilat edhe kanë lumenjtë të cilët kalojnë në mes të fshatrave, e të cilët kanë dalur nga shtrati i tyre me ç’rast kanë shkaktuar përmbytje.
Fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz, mirëpo dëmet ne infrastrukturë dhe bujqësi janë të mëdha.
Më poshtë gjeni disa forografi ku shihen pasojat që kanë lënë vershimet e mbrëmshme në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.