Vetëvendosje themelon pikën në vendlindjen e Ymer Prizrenit, merr pjesë edhe një deputet

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Lëvizja Vetëvendosje sot ka themeluar pikën e saj edhe në fshatin Zgatar të Dragashit. Ndryshe nga zgjedhjet nëpër pikat e tjera, sot në zgjedhjet e brendshme të VV-së në Dragash ka marrë pjesë edhe një deputet. Arbër Rexhaj nga Prizreni, deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, përmes një statusi në Facebook ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në themelimin e pikës së VV-së në fshatin Zgatar.

“Sonte isha në Zgatar të Sharrit në zgjedhjen e e kësaj pike.Kënaqësi që shtrirja jonë po zgjatet gjithandej Kosovës”, ka shkruar deputeti Rexhaj.

Ndryshe, kryetar i Pikës në Zgatar u zgjodh Sadam Sallahi.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë nga VV në Dragash:

“Zgjedhjet në Pikën Zgatar

Sonte, në praninë e anëtarëve dhe aktivistëve, është mbajtur mbledhja zgjedhore në Pikën Zgatar. Mbledhjes zgjedhore i parapriu një fjalë rasti nga deputeti Arbër Rexhaj.

Në tubimin zgjedhor të Pikës, u zgjodhën: Kryetar i pikës, z.Sadam Sallahu, pozicionet drejtuese të Pikës dhe ato të deleguara, të cilët tash e tutje do ta përfaqësojnë këtë Pikë në Këshillin e Qendrës.

Edhe në Zgatar, njëjtë si në secilin lokalitet në Sharr, do të fitojë Lëvizja, sepse ndryshimi i domosdoshëm që vjen me VETËVENDOSJE!-n, as nuk duhet e as nuk mund të vonohet.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr,
20 nëntor, 2020

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-