Viktima e radhës në komunikacion, ndërron jetë i lënduari i një aksidenti ditë më parë në Vlashnjë të Prizrenit

Opoja.net Opoja.net Kronika

Në fshatin Vlashnjë, Komuna e Prizrenit, më 10 korrik kishte ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24 orësh ka njoftuar se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

Tutje sipas raportit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Vlashnjë, Prizren 10.07.2018 – 21:40. Me datë, 23.07.2018, viktima mashkull K/Shqiptar, i cili ishte i lënduar gjatë një aksidenti në trafik ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar ku pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”(sic), thuhet në Raportin e Policisë.

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident me fatalitet në Gllarevë, si pasojë e të cilit deri më tani kanë mbetur tre të vdekur. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-