Vogëlushi tre vjeçar nga Bresana e Opojës, një Shqiptar i vertetë!

Opoja.net Opoja.net Talentet

Fëmijet tanë nuk po asimilohën ata po rriten me frymë shqipetare.

Jo rrallë herë thuhet se fëmijët të cilët kanë lindur dhe po rriten në mërgim,fjalët e para që ata do të mësojnë do të jenë në gjuhën e vendit ku ata jetojnë. Mirëpo ndonjëherë mund edhe të jetë ashtu por ndonjëher ndodhë edhe e kundërta.Jo të gjithë fëmijët hapat e parë i nisin nën frymën e shqiptarizmit.

Këtë herë po ju njohim me Titin vetëm 3 vjeç,nga Bresana e Opojës,i cili ka lindur në Arizona të SHBA-së nga babai Seferi dhe nëna Raxhija.Akoma pa shqiptuar fjalët e para,Titi ka filluar të marrë njohuri për flamurin shqiptar dhe si duket po i jep shenjat e para,se do të qëndroj edhe në moshën madhore si një shqiptar i vërtetë.

Në një video të publikuar në rrjetin social facebook shifet Titi tre vjeçar duke improvizuar Flamurin Shqiptar në një veshje sportive,shpalos atë,vendos duart mbi shqiponjë duke na treguar se ai po bënë betmin mbi flamur.

Do të dukej e pabesueshme por nga videot e mëposhtme mund të dëshmoni këtë që po themi. /Media Lokale në Dragash

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-