LAJMI I FUNDIT: Vrasje në tentativë në një kafiteri në Zaplluxhe

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar viktimën në një kafene në Zaplluxhe. Viktima pas sulmit fillimisht ka marrë tretman mjekësor në QMF-Bresanë, e më pas në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Ndryshe, rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 10:30, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-