Policia bën të ditur se në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren të martën në ora 22:00 ka ndodhur një incident i cili është cilësuar si vrasje në tentativë.
Një person ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan PrizrenPress.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkaq, rasti është nën hetime.
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.