Webfaqja e Dragashit ende me kryetarin e vjetër

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Edhe pse zyrtarisht, Shaban Shabani është kryetar i Komunës së Dragashit, në web faqe të kësaj Komune, te profili i kryetarit qëndrojnë foto dhe të dhënat e kryetarit të kaluar Salim Jenuzi.
Shabani i PDK-së është zgjedhur kryetar i komunës në zgjedhjet e vitit të kaluar. Balotazhi në Dragash është mbajtur më 19 nëntor ndërsa më 29 nëntor KQZ i kishte certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Kandidat i PDK-së, për zgjedhjet lokale 2017, ishte përzgjedhur Shaban Shabani edhe pse zgjedhjeve të kaluara kandidat i PDK-s ishte Salim Jenuzi.

Shabani, nuk kishte arritur që ta fitonte raundin e parë të zgjedhjeve.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve Shabani kishte marrë 51.07 për qind të votave kurse, kundërkandidati i tij nga LDK-ja Selim Kryeziu kishte marrë 48.93 për qind të votave.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-