Ylli i West Ham godet me grusht disa herë lojtaren e Aston Villa

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Skuadra e femrave të West Ham fitoi 2-1 ndaj Aston Villa-s sot në WSL, por ndeshja u shndërrua në kaos pasi ylli i Hammers, Hawa Cissoko goditi disa herë me grusht mbrojtësen Sarah Mayling.

Gjërat nisën në minutën e 91-të kur Mayling dhe Cissoko patën një dyluftim për topin. Ylli i West Ham reagoi duke goditur me grusht kundërshtaren dhe më pas e goditi edhe dy herë të tjera.

Cissoko-s iu dha një e karton i kuq i drejtpërdrejtë për sjelljen e saj të turpshme, ndërsa trajneri i saj Paul Konchesky u dërgua gjithashtu në dhomat e zhveshjes pasi dy stolat patën një përplasje pas incidentit.

West Ham arriti të merrte një fitore 2-1, por duket se do të jetë pa Cissoko për një kohë të gjatë pas veprimeve të saj në fushë. /Demokracia.com

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-