Opoja.net

Zbulohen keqpërdorime në numërimin e votave në Dragash

Opoja
Zbulohen keqpërdorime në numërimin e votave në Dragash

Monitoruesit e KALLXO.com, të cilët janë duke përcjellë procesin e rinumërimit të votave në Dragash, kanë vënë në pah dallime të mëdha që nga hera e parë e numërimit të votave dhe pastaj në rinumërim.

Në tetë vendvotimeve të cilat kanë shkuar në rinumërim në qytetin e Dragashit vërehen ndërrime në vota në mes anëtareve të së njëjtës parti si dhe në disa raste edhe në mes të partive.

Dallimi më i madh është vënë re në qendrën e vendvotimit me nr.0508A/01R, qendër e cila është kryesuar nga kryesuesi Nexhmi Dauti me anëtaret Mirat Kamberi, Arbër Hajredini, Rami Saiti, Xhabir Rakipi, Bekim Faiki e Visar Dauti.

Në këtë qendër herën e parë të numërimit Partia Demokratike e Kosovës, PDK, nuk kishte marrë asnjë votë ndërsa në rinumërim e njëjta mori 133 vota.

Por nga rinumërimi në këtë qendër si duket humbi Partia e Ashkalinjëve për Integrim, PAI, e cila parti herën e parë mori 135 vota por rinumërimi nxori në pah se e njëjta në fakt kishte vetëm një votë.

Po në këtë qendër të vendvotimit pas numërimit pati ndryshime në rezultat për 47 kandidatë.

Gabimet me të mëdha u vërejtën gjatë numërimit të votave për kandidatët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku rinumërimi solli ndryshim te rezultatit në 20 raste.

Edhe në vendvotimin me nr.0515A/01D të kryesuar nga kryesuesi Blertian Krrabaj me anëtaret Ruzhdi Qollopeku, Kaltrina Durmishi, Adem Tahir, Elida Dedari dhe Blendiana Sela u vërejt një gabim i madh gjatë numërimit të votave për parti.

Në këtë qendër të vendvotimit në numërim, PDK nuk mori asnjë votë por rinumërimi vuri në pah se në të vërtetë PDK-ja në këtë vendvotim kishte marrë 101 vota e që gjatë shënimit të këtyre votave me apo pa dashje ishte bërë gabim në mes të Partisë Demokratike të Kosovës – PDK dhe Partisë së Ashkalinjëve për Integrim –PAI.

Herën e parë PAI kishte marrë 101 vota, vota të cilat pas rinumërimit u kuptua se kishin qenë të PDK-së.

Dallime me të vogla në rezultat pati në qendrën e vendvotimit me nr. 0502A-01R.

Në këtë qendër kandidati për deputet nga radhët e partisë Jedinstvena Goranska Partija – JGP, Izmir Serifi në numërim kishte marrë 24 vota por pas rinumërimit doli se ky kandidat në të vërtetë kishte marrë vetëm 4 vota.

Ngjashëm edhe kandidatja tjetër për deputete nga radhët e së njëjtës parti, Almira Bajrami herën e parë u tha se mori 25 vota por në rinumërim u kuptua se ajo kishte marrë vetëm 5.

Shumë dallime në vota ndërmjet kandidatëve u vërejtën në qendrën e vendvotimit me nr. 0507A/03R.

PDK-ja në rinumërim në 22 raste pati ndërrim të rezultatit në mes të kandidatëve, AAK në 8 raste, NISMA/AKR/PD në 7 raste, VV në 13 raste si dhe LDK në 11 raste.

Në vendvotimin me numër 0509A/01D, të kryesuar nga Asri Qusaj, dhe anëtarët Mervan Trupaj, Zijadin Meleqi, Muela Guri dhe Arjan Sofi, pas rinumërimit të votave u konstatuan parregullsi të mëdha.

Aty ndonëse koalicioni AAK-PSD kishte marrë 10 vota, kandidati për kryeministër i kësaj partie kishte marrë 106 vota. Rinumërimi ia hoqi Haradinajt plot 101 vota, duke ia lënë vetëm pesë.

Parregullsi janë konstatuar edhe gjatë numërimit të votave të kandidatëve të tjerë, vetëm kandidateve të PDK-së, Abeldat Tahiri, Valon Murati, Gentiana Beqa, Kurtan Kajtazi, Faik Geci dhe Gazmend Bytyqi i ishin shtuar nga një votë më shumë sesa realisht kishin. E në këtë vendvotim një votë më pak i ishte shënuar Kadri Veselit, pasi pas rinumërimit mori 92 vota një më shumë se në numërimin e 6 tetorit.

Parregullsi kishte edhe te kandidatët për deputetë të partive të tjera në këtë vendvotim. Fatmir Limaj në numërim kishte marrë 11 vota ndërsa pas rinumërimit mori 13 vota. Tri vota rinumërimi ia hoqi Behgjet Pacollit e nga një Albana Bytyqit dhe Vesel Krasniqit.

Rinumërimi i hoqi vota edhe Albin Kurtit. Ai në fillim kishte marrë 52 vota ndërsa pas rinumërimit morri 51.

Nga një votë iu hoq edhe Glauk Konjufcës, Fatmire Kollqakut, Haki Abazit, Rexhep Selimit, Saranda Bugojevcit, Ali Lajqit e Mefail Bajqinovcit. Nga Vetëvendosja në këtë vendvotim, rinumërimi 1 votë më shumë i solli Albulena Haxhiut, Labinotë Murtezit dhe Mergim Mestanit.

Ndryshime të shumta në vota u panë edhe te kandidatet e LDK-së, Vjosa Osmanit rinumërimi i hoqi katër vota, ndërsa nga një votë iu hoqën Anton Qunit, Kujtim Shalës, Arben Gashit, Armend Zemajt dhe Driton Selmanajt.

Shtatë vota më pak pas rinumërimit mori edhe kandidati për deputet nga LDK-ja, Bahtjar Berisha.

Gabime në numërim kishte edhe në vendvotimin 0525A/01D.

Aty komisionarët e kryesuar nga Mejdin Hamza i kishin vënë tre vota më pak Partisë së Bashkuar të Goranëve (JGP), pasi ia kishin shënuar 52 vota ndërsa pas rinumërimit kjo parti mori 55 vota.

Nga numërimi i këtyre komisionerëve, herën e parë kishte përfituar koalicioni Vakat, ata kishin përfituar një votë më shumë se sa pas rinumërimit.

Gabime në vota pas rinumërimit u konstatuan edhe në kandidatët për deputet.

Kandidati për deputet Dzavit Aliti ishte dëmtuar në këtë vendvotim, atij pas rinumërimit i doli një votë, ndërsa në numërimin e 6 tetorit i njëjti kishte marrë 0 vota.

Fatin e njëjtë me Alitin e kishte edhe kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate Zafir Berisha. Edhe ai pas rinumërimit mori një votë, nga zero sa kishte në fillim.

E më së shumti në këtë vendvotim herën e parë ishte dëmtuar kandidati Uzair Hamza nga koalicioni Vakat, i cili  pas rinumërimit mori 52 vota, 7 më shumë se herën e parë.

Edhe ish-deputetja Duda Balje përfitoi nga rinumërimi. Ajo mori dy vota më shumë pas rinumërimit, nga 30 në 32 vota.

Një fakt interesant në këtë vendvotim është vota për kandidatin Gëzim Kelmendi, i cili mori një votë ndonëse partia e tij kishte 0 vota.

Duda Balje u dëmtua edhe në vendvotimin me nr. 0516A/01R, të kryesuar nga Besim Halimi.

Aty rinumërimi kandidates për deputete Duda Balje i solli 23 vota, një më shumë se sa në numërimin e gjashtë tetorit. Dy vota në këtë vendvotim iu hoqën Armend Jaminit dhe një Brahim Sabanit. Nga një votë iu shtua Hajrudin Hodzes, Fikret Sezairit dhe Semsa Ajradinit.

Gabime në votat e deputeteve u vërejtjen edhe në vendvotimin 0519A/01D, i cili kryesohej nga Elvis Beqiri.

Aty Mergim Lushtakut i mungoi një votë, pasi pas rinumërimit i dolën 5 vota nga 4 sa kishte në fillim. E një votë më shumë i ishte shënuar Ilir Kurteshit, i cili nga 32 vota pas rinumërimit iu shënuan 31 vota.

Kandidatja për kryeministre e Kosovës, Vjosa Osmani duket se është dëmtuar për një votë në këtë vendvotim, pasi pas rinumërimit mori 37 vota, një më shumë se sa kishte në fillim.

Rinumërimi i votave në këtë vendvotim ia morri një votë Avdullah Hotit ndërsa një ia shtoje Ilir Feratit.

Ndërsa Kujtim Prekazit nga LDK-ja, pas rinumërimit iu hoqën katër vota nga tetë sa i ishin shënuar në këtë vendvotim.

Dallime në vota në rinumërim u vërejtën edhe në qytetin e Gjilanit.

www.kallxo.com

Loading...

Mos i humb

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Opoja.net

Problemet mes Komunës dhe USHP-së, lënë pa ujë banorët e Dragashit

Opoja.net

LIVE: Kosova luan për fitore ndaj Republikës Çeke

Opoja.net

Aksident trafiku në rrugën Dragash – Pllavë (Foto)

Opoja.net

Bie bora e parë në Dragash (Foto)

Opoja.net

Alb’swiss, televizioni që ka zgjeruar transmetimin në shumë platforma online dhe ato kabllore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net