Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me rastin e fillimit të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë, ka ftuar prindërit, nxënësit dhe personelin arsimor që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat anti Covid, duke vazhduar ta ruajnë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë.
Postimi i plotë i Zemajt:
“Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,
Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.
Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësitë e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.
Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!”, ka shkruar Zemaj.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.