Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media ka bërë publike ndryshimet e masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit.
Zemaj tha se pas analizave të fundit të situatës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë vendosur që nga data 8 qershor (e hënë), qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen izolimit 7 ditor.
“Nga e hëna e 8 qershorit, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen izolimit 7 ditor”, ka thënë ministri Zemaj.
Tutje, ministri tha se nga e hëna e 8 qershorit gjithashtu do të hiqet masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00.
“Nga e hëna e 8 qershorit do të hiqet masa e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00”, thotë Zemaj.
Derisa ata që hyjnë në Kosovë, duhet t’i japin të dhënat personale të sakta rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
“Personat që do të hyjnë në Kosovë, do t’iu merren shënimet e sakta dhe raportet nga Qendrat e Mjekësisë Familjare (nëse kanë), do t’iu matet temperatura do të pyeten për simptomat për personat që janë pozitiv apo ata që dyshohen se janë të prekur nga koronavirusi”, thotë Zemaj.
Pas ministrit, edhe drejtori i IKSHPK’së – Naser Ramadani, njoftoi se ky institut ka mjaftueshëm teste.
“Instituti ka mjaftueshëm teste të koronavirusit. Në momentin që do të ketë mungesë të tyre, do t’i adresohemi Ministrisë së Shëndetësisë”, shtoi Ramadani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.