Fshati më i vjetër i Opojës dihet të jetë fshati Zgatar dikur me mbi 500 familje, ndërsa tani numëron vetëm 1280 banorë ku një numër relativisht i madh prej këtyre banorëve jetojnë dhe veprojnë në perëndim.
Përveç monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe shpellës, këtu është edhe vendlindja e atdhetarit nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Ymer Prizreni.
Udhërrëfyes i ekipit të emisionit SOT, ishte Nuri Jenuzi, i cili edhe kishte organizuar që mikpritja opojane të jetë sipas traditës së vendit.
Ata u pritën nga Nuri Jenuzi i cili ishte edhe udhërrëfyes i ekipit, nga mësues Naser Veseli etj, te cilët flasin në detaje për fshatin Zgatar.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.