Zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen më 14 shkurt, do të organizohen pa mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka konfirmuar Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Daka në një përgjigje për kohen ka thënë se KQZ-ja “nuk do të kërkojë përfshirjen e OSBE-së në këto zgjedhje”.
Këto janë të parat zgjedhje të përgjithshme që do të organizohen pa OSBE-në. Në nëntor të 2020-s, në zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Veriut, ishte hera e parë kur u organizuan zgjedhjet e para pa mbështetjen e OSBE-së.
Në vitet e mëhershme, misioni i OSBE-së në Kosovë i ndihmonte KQZ-së për zbatimin e zgjedhjeve, duke ofruar këshilla të natyrës teknike , gjegjësisht, ka pasur rolin e ndërmjetësuesit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.