Një lokal është përfshirë nga zjarri në Dragash, teksa dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së instalimit elektrik, njofton Policia e Kosovës.
Nga ky incident nuk ka të lënduar, veçse janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 5 mijë euro.
Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
“Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoje e zjarrit, sipas ankueses vlera e demit te shkaktuar është rreth 5.000 euro. Nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
© Opoja.net
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.