Zv/presidenti i Federatës braziliane zbulon pagën e çmendur që kërkoi Guardiola për të drejtuar Selecaon

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Zëvendës-presidenti i Federatës braziliane, Francisco Novelletto, ka konfirmuar se ata kanë zhvilluar bisedime me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola , për marrjen e drejtimit të Selecaos.

Kontrata e Guardiolës me Cityn skadon në fund të sezonit dhe emri i spanjollit është shumë i përfolur mes qarqeve të futbollit.

Guardiola i pëlqen disa ekipeve, por është lidhur edhe me punën e trajnerit të Brazilit, me të cilët ka pasur edhe bisedime.

“Unë flas për veten time këtu dhe jo për Federatën e Futbollit të Brazilit, por rreth tre vjet më parë ishte një Zëvendës President, një koleg, i cili kontaktoi Guardiolën për ekipin kombëtar brazilian”, ka thënë fillimisht Novelleto për Radio Grenal.

“Ai ishte i hapur për të, por donte 24 milionë euro në vit. Dikush për pak sa nuk pati atak në zemër kur ajo pagë u përmend në bisedimet për zëvendësimin e Tites”.

“Tite ka thënë se rruga e tij me kombëtaren do të përfundojë, pavarësisht nëse do ta fitojë këtë Botëror apo jo, por tani dyshoj se do të largohet nëse fiton. Unë do të jem gati ta lidh dhe të mos e lë të shkojë”, përfundoi zëvendës-presidenti i Federatës braziliane.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-