Trajneri Leotrim Krasniqi është larguar nga pozita e të parit të shtabit teknik te klubi i Drenasit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri kryeqytetas nëpërmjet llogarisë në Facebook, shkruan Demokracia.com.
“Nuk do të jem më trajner i Drenasit. Dy ditë para lojës së fundit të gjysmë sezonit kemi ndërprerë bashkpunimin”, ka njoftuar Krasniqi ndër tjerash në postimin e tij.
Drenasi garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A. Në ndeshjen e fundit fitoi 2:0 ndaj Feronikelit 74.
NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):
Nuk do te jem më trajner i Drenasit , dy dite para lojes se fundit te gjysem sezonit kemi nderprer bashkpunimin , sot ne lojen e fundit te gjysem sezonit nuk e kam udhehequr ekipin , njëherit ekipit i uroj per fitoren e sotme .
Jam krenar me punen qe kemi bër me ekipin dhe periudhen time te kaluar ne Drenas , duke mbajtur ekipin ne lige sezonin e kaluar , ndersa ky perfundim i gjysem sezonit e gjen ekipin 7 pike larg nga lideri dhe 4 nga pozita e barazhit .
Faleminderit te gjithe atyre personave qe bashkpunuam gjate kesaj periudhe dhe shume suksese tutje./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.