Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se ka përfunduar raundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Takimi në Ohër ka nisur që nga orët e mëngjesit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian.
Pas përfundimit të këtij takimi, pritet që së shpejti shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell të dalë me një deklaratë për media.
Kujtojmë se takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, nisën në orën 10:30, ku fillimisht Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë në lidhje me normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.