Zyrtare: Shtyhen ndeshjet e këtij vikendi në Premier League

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Premier League ka vendosur që t’i shtyjë për një kohë të pacaktuar ndeshjet e parapara kampionale në këtë vikend.

E gjitha kjo erdhi pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, mbrëmjen e së enjtes, transmeton lajmi.net.

Në mëngjesin e sotëm krerët e Premier League patën një takim me përfaqësuesit e ekipeve angleze, e për rrjedhojë u arrit një dakordim që këtë fundjavë të mos luhet futboll.

Ende nuk dihet se kur do të kompensohen këto ndeshje.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-