Opoja.net
Meka Mish

Diskutohet për bashkëpunimin kulturor Kosovë-Mali i Zi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete të Republikës së Malit të Zi, Mehmed Zenka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim mes dy ministrive.

Ministri Zenka e ka falënderuar ministrin Gashi për pritjen dhe e ka njoftuar për aktivitetet dhe punën që ministria që e udhëheq ai në Mal të Zi. Zenka u shpreh se ministria përkrah minoritetet në Mal të Zi përmes projekteve të shumta, me theks të kulturës e rinisë.

E SPONSORUAR

Hyn në javën e fundit loja për iPhone X nga Wudy Kosova

Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me ministrin Gashi për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme.

Ndërkaq ministri Gashi, u shpreh se MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe mbështesë projektet konkrete që janë me interes edhe për politikat e ministrisë, por edhe që janë në favor qytetarëve të Kosovës por edhe atyre të Malit të Zi.

Mos i humb

Monumentet kulturore në Kosovë pa mbrojtje nga zjarri

Opoja.net

Meda provon për pak minuta pilotimin e aeroplanin

Opoja.net

Vjehrra e Gresës emocionohet kur e sheh nusen dhe djalin duke vallëzuar, këto janë pamjet

Opoja.net

Djali dhe reja e Remzies bëjnë foto para dasmës, Gëzimja vishet në vello

Opoja.net

42 vite punë, pensionohet mësuesi Muhamed Kryeziu

Opoja.net

40 studentë nga Kosova fillojnë studimet Master në universitetet e BE-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net