Do të ikin në Kroaci: 12 qytetarë nga Opoja bëjnë publike vizat e tyre

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Tashmë është bërë e zakonshme braktisja e vendit nga qytetarët e moshave të ndryshme, të cilët po ikin për një jetë më të mire në vendet perëndimore, pasi që Kosova po zhytet dita-ditës në një krizë të thellë sociale dhe ekonomike. Kjo dukuri është theksuar edhe në Komunën e Dragashit.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto të qytetarëve nga fshatra të ndryshme të Opojës, të cilët kanë publikuar vizat e tyre të punës, të lëshuara nga Ambasada e Kroacisë. Qytetarë kryesisht të moshës së re, nga fshatrat si Pllajniku, Kuki, Bresana, Kaprja etj., me mbiemrat Fetahu, Qusaj, Abdyli, Zejneli, Refiku, do të ikin në Kroaci për të punuar në fushën e ndërtimtarisë./Opoja.Net

———————

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht. 

 

 

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-