KJO VLEN PËR TËRË JETËN TËNDE

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Vepro çfarë të duash, mirëpo mos e dëmto askënd. Dallohu me çfarë të duash, mirëpo mos u bëj mendjemadh ndaj askujt.

Diskuto me kë të duash, mirëpo mos ofendo asnjëherë. Zemërohu si të duash, mirëpo mos e lëndo askënd.
Mos ndiej keqardhje për faljen që ia bëre atij që të dëmtoi, edhe atë fort, sepse kjo është shumë më e mirë sesa të ndiesh keqardhje se ti e dëmtove dikë dhe ai nuk ta fali.

Nëse njerëzit të garojnë për dynja, ua lë dynjanë atyre. Nëse njerëzit të garojnë për ahiret, ti bëhu më i shpejti prej tyre.

Allahu ia jep dynjanë atij që e do dhe atij që nuk e do, kurse ahiretin ia jep vetëm atij që e do.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-