Prizren dhe Dragash, 28 Nëntori u festua ndryshe: “Jetimat e Ballkanit”, dhuruan 28 shtëpi për familjet në nevojë (Video)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në prezencën e qindra mysafirëve, përfshirë liderë të partive politike, deputetë e kryetarë komunash, shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, dhuruan 28 palë çelësa për familjet në nevojë nga rajoni i Prizrenit.

Në ditën e flamurit, me 28 Nëntor, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren kishte festë të dyfishtë, sepse përveç Ditës së Flamurit, 28 familje nevojtare u bën me kulm mbi kokë.

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, tha para të pranishmëve se merita kryesore për këtë vepër i takon shqiptarëve që dhuruan mjete nga djersa dhe mundi i tyre që këto familje të bëhen me shtëpi.

Ai ka falënderuar edhe kryetarët e komunave të Prizrenit, Mytaher Haskuka, atë të Suharekës, Bali Muharremaj dhe të parin e Dragashit, Shaban Shabani, në bashkëpunim e të cilëve u mundësua realizimi i këtij projekti.

Ndryshe, në ngjarjen e së mërkurës prezentë ishin edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deputetë, ministra si dhe figura të respektuara të sigurisë, artit e arsimit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-