​KFOR-i shton patrullimet në veri

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në veri, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak.

Në një komunikatë për media thuhet se KFOR-i mban një qëndrim të paanshëm, të fortë, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme.

Gjenerali Franco Federici gjithashtu mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë. KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, tash e dhjetë ditë serbët në veri kanë vendosur barrikada në rrugë në shenjë proteste ndaj reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-