Të hënën, paksa “befasisht”, një autmojet i policisë së Kosovës u pa i stacionuar mbi Urën e Ibrit. Pas shpërndarjes së pamjeve me veturën e policisë aty, KFOR konfirmoi që ka filluar tranzicionin gradual të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit.
Tutje, ata thanë se kjo po bëhet “në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një proces të optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”.
Për këtë lëvizje, muajve të fundit, nuk është folur pothuajse fare në publik. Ndërkohë që pati zëra që kjo temë është diskutuar për muaj të tërë larg syve të publikut.
Por, si e sheh këtë lëvizje Ambasada e Gjermanisë në Kosovës, të cilës Gazeta Express i është drejtuar për koment.
Në një përgjigje të shkurtër, gjermanët s’e kanë përmendur fare Policinë e Kosovës, por kanë potencuar rolin e KFOR. Sipas tyre, Berlini mbetet i përkushtuar ndaj misionit të KFOR për ruajtur mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj kontributit të saj në KFOR, të mandatuar nga Bundestagu, si dhe ndaj misionit të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha Ambasada e Gjermanisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

