20 vite pritje për Arsenalin, kanë përfunduar sonte në festë.
”Topçinjtë” kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, për sezonin 2025/26, shkruan IndeksOnline.
Skuadra londineze arriti në finalen e madhe, pasi e eliminuan Atletiko Madridin në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm, 2-1.
Në ndeshjen e dytë, Arsenali shënoi fitore para tifozëve vendas në ”Emirates Stadium”, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm e shënoi sulmuesi anglez, Bukayo Sako, në minutën e 45-të.
Arsenali prek finalen, pasi ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1.
Në finalen e Champions League, tashmë e pret fituesin e ndeshjes Bayern Munich – PSG, e cila zhvillohet të mërkerën mbrëma, ku skuadra franceze ka epërsi nga ndeshja e parë, ku fitoi me rezultat 5-4.
Arsenali do të jetë në finale pas plot 20 viteve, ku në vitin 2006 pësoi humbje nga Barcelona.
Finalja e Champions League për këtë sezon zhvillohet me 30 maj,. në Budapest.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

