Opoja.net

21 vjet liri!

Ide Opinione
21 vjet liri!

Shkruan: Hysen Bojaxhiu

Kosova sot feston njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të saj, Ditën e Çlirimit. Çlirimi do të ishte i pamundur nëse nuk do të ishte dëshira dhe rezistenca e popullit shqiptar të Kosovës për të drejtën e tyre më elementare: lirinë e vendit. Për të shkruar për ngjarjet kryesore që çuan deri tek çlirimi do të na duhej një kohë e gjatë, por përmendja e disave prej tyre do të ishte një kujtim dhe nder  për të gjithë .

Ngjarjet e marsit 1981, shpërthimi i demostratave gjithëpopullore që shpërthyen me 4 mars, e që në fillim u nisën nga studentët por më vonë u përhapën në tërë Kosovën , e për të vazhduar me grevën e minatorëve të fundvitit 1988 dhe fillimvitit 1989, e pak më vonë grevat e studentëve që ndodhën me 19 deri më 29 shkurt 1989, përkeqësuan gjendjen në Kosovë. Ajo qe i hapi valët e demonstratave ishte heqja e autonomisë së Kosovës që ndodhi më 23 mars 1989. Kjo heqje e autonomisë binte në kundërshtim edhe me vetë  kushtetutën e ish-Jugisllavisë të vitit 1974, ku u sigurua autonomia e Kosovës . Viteve të 80-ta iu paraprinin shumë demonstrata në të gjithë vendin siç përmendën disa më lartë.

Fillimi i viteve të 90-ta e gjen Kosovën në një gjendje të mjerueshme si nga aspekti ekonomik por edhe nga ai politik. Shumë njerëz filluan t’i largonin nga puna me dhunë,  të  mbyllnin fabrika e gjëra nga më të tmerrshmet. Në vitin 1992 një grup djemsh me në krye Zahir Pajazitin, e me vonë grupi i dytë  me në krye Adem Jasharin, shkuan në stërvitje ushtarake në Shqipëri, sepse e panë se liria e Kosovës nuk mund të vinte me paqe, por vetëm me tytën e pushkës. Mbas ardhjes së këtyre grupeve nga Shqipëria, kah mesi i vitit 1994 filluan edhe sulmet e para guerile mbi policinë serbe, por këto sulme deri më vonë nuk i dinin se kush i bënte. Në vitin 1997, saktësisht më 28 nëntor 1997. në Llaush të Skenderajt doli për herë të parë në publik Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK),  pikërisht në varrosjen e mësuesit Halit Geci, të vrarë nga policia serbe. Djemtë të cilët e bënë të ditur ekzistencën e Ushtrisë Çlirimtare ishin tre djem të cilët më vonë do të bëhëshin komandantë  të njohur. Ata ishin Mujë Krasniqi (Kapuqi ), i cili është edhe dëshmor, Rexhep Selimi (Dhjetëshi) dhe Daut Haradinaj (Davidi). Mbas kësaj daljeje publike në radhët e UÇK-së u futën me qindra djem e vajza.

Diçka që tronditi tërë Kosovën ishte vrasja e Komandantit Adem Jashari, bashkë me 57 anëtarë të familjes, gjatë Betejës së Prekazit, apo siç njihet ndryshe Epopeja e UÇK-së.  Kjo i ndryshoi rrethanat e luftës,  ishte një humbje tejet e rëndë por edhe nga ana tjetër ishte motivim për të mos u ndalur deri në çlirimin e Kosoves. Viti 1998 ishte vit tejet i rëndësishëm ku u zhvilluan me dhjetra beteja anë e mbanë Kosovës, u bënë kryen masakra mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të Kosovës nga policia e ushtria serbe.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Ajo që i dha kthesë të madhe ngjarjeve në Kosovë ishte momenti kur kryesuesi i delegacionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, pa se çfarë po bënte pushteti serb dhe pa Masakrën e Reçakut, ku ishin vrarë me dhjetra civilë të pafajshëm, dhe bëri alarm ndërkombëtar duke thënë se në Kosovë po bëheshin masakra mbi njerëzit e pafajshëm. Bashkësia Ndërkombëtare duke parë se gjendja në Kosovë mund të eskalojë më tepër, filluan që të mendojnë një zgjidhje dhe ajo ishte zhvillimi i një Konference Ndërkombëtare mbi Kosovën. E që kjo ndodhi.  Konferenca e Rambujesë i filloi punimet me 6 shkurt 1999, në Rambuje të Francës. Delegacioni i Kosovës atje shkoi me disa përfaqësues që ishin ata të UÇK-së , LDK-së , LBD-së, por me shkuarjen në Rambuje u zgjodh një kryesi prej katër (4) anëtaresh të cilët ishin Hashim Thaçi nga UÇK, Ibrahim Rugova nga LDK , Rexhep Qosja nga LBD si dhe Veton Surroi si i pavarur. Kryesues i këtij delegacioni u zgjodh Hashim Thaçi, që ishte edhe shef politik i UÇK-së. Pas shumë ditë bisedimesh mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetësimin e ShBA-s por pa pasur sukses në arritjen e marrëveshjes, pala Serbe u largua nga bisedimet. Pas kësaj pala e Kosovës dhe ajo ndërkombëtare nënshkruan marrëveshjen ku parashihej bombardimi i Serbisë nga NATO,  e cila u nënshkrua më 18 mars 1999, e mbas gjashtë (6) ditësh filluan bombardimet e NATO-s, nga 24 mars-10 qershor 1999, pra rreth 78 ditë, ku më 10 qershor u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, ku edhe u bë kapitullimi u Serbisë dhe më 12 qershor NATO hyri në Kosovë. Kjo njihet si Dita e Çlirimit të Kosovës .

Lavdi Dëshmorëve! Faleminderit UÇK! Faleminderit NATO!

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi: Planet e Serbisë për Dragashin dhe Gorën

Fari Kolloni

Ike i madh Florent

Opoja.net

Edhe “Cubi” kandidon për President!

Opoja.net

Demir Reshiti: Si e mposhta virusin COVID – 19?!

Opoja.net

Heroizmi i rënies së Afrimit dhe Fahriut, frymëzim për brezat liridashës

Opoja.net

Paga minimale: E zotëron punën, sepse e zotëron veten!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net