Opoja.net

28 familje në nevojë në Prizren e Dragash bëhen me shtëpi për festën e 28 Nëntorit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojnë 28 shtëpi. Këto shtëpi do të ndahen për familjet në nevojë me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit. Nga këto shtëpi, 22 do të jenë në territorin e komunës së Prizrenit kurse gjashtë të tjera në Komunën e Dragashit.

Publikimi i plotë i Haskukës:
“Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë. Komuna e ka ndërmarrë këtë veprim në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, nga të cilat 22 shtëpi janë në territorin e komunës së Prizrenit dhe 6 shtëpi të tjera në komunën e Dragashit. Të gjithë përfituesit do të gëzojnë shtëpitë e reja dhe të mobiluara. Komuna jonë ka akoma më shumë qytetarë në nevojë, prandaj do të vazhdojmë me aksione të tilla në mënyrë që deri në fund të vitit të strehohen sa më shumë familje”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

65

Cila mendoni së është më e mira për daljen nga krizën energjetike ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net