Publikohet lista e “Topit të Artë” 2026, këta janë 30 të nominuarit – mungon Ronaldo

Opoja.net Opoja.net Sport

France Football ka publikuar listën me 30 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë” 2026, çmim që do të ndahet më 26 tetor.

Surpriza më e madhe e listës është nominimi i Lionel Messit, i cili vazhdon të jetë pjesë e 30 futbollistëve të nominuar për këtë çmim, ndërsa vëmendje të madhe ka tërhequr mungesa e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez nuk është përfshirë në listën e France Football për të katërtin vit radhazi.

Sipas raportimeve të shumta, këtë vit janë pesë favoritë kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz.

Harry Kane shihet si kandidati kryesor për triumf, ndërsa në garë pritet të jenë edhe Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Rodri dhe Khvicha Kvaratskhelia.

Të gjithë këta futbollistë kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe pritet të jenë ndër emrat kryesorë në garën për çmimin prestigjioz individual.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-