3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën, këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku ka miratuar një sërë vendimesh që prekin fusha të ndryshme si buxheti, infrastruktura, shpronësimet, emërimet institucionale dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Një nga vendimet kryesore të kësaj mbledhjeje është vazhdimi i mbulimit të policës kufitare “Kartoni i Gjelbër” për mërgatën që vjen në Kosovë gjatë sezonit të verës, për të cilin janë ndarë 3 milionë euro.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe alokimin e mjeteve për katër projekte infrastrukturore në komunat Mitrovicë, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Obiliq, si dhe investime të tjera në bashkëfinancim me komunat në disa projekte kapitale në nivel vendi.

Në kuadër të vendimeve, është miratuar edhe emërimi i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrakos”.

Këto janë të gjitha vendimet:

Miratuar vendimin për qiradhënie për sipërfaqen prej 99715 metër katrorë nga sipërfaqja e përgjithshme prej 1685079 metër katrorë, sipas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës/Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje prej 15 vite për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, Zona Kadastrale, Seqisht, Komuna Hani i Elezit.Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej: 1,150,000.00 €, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nën programi Projektet e Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale, nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 4 (katër), projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Kryetarët e Komunave përkatëse.

Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 1,050,000.00 €, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, nën programi Administrata Qendrore, kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti kapital “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 4 (katër) projekte kapitale në përputhje me 4 (katër) marrëveshjet për mbështetje financiare për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MAPL-së dhe Kryetarët e Komunave përkatëse.

Miratuar vendimin për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Miratuar vendimin për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim, të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej 350,000.00 € (treqind e pesëdhjetë mijë euro), në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, nën programi Administrata Qendrore, nga kategoria e investimeve kapitale, konkretisht nga projekti “Programi për Zhvillim Rajonal”, në tetë (8) projekte të investimit kapital në pajtim me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për bashkëfinancim të projekteve të nënshkruara nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Kryetarët e Komunave.

Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i Rrëshqitzës në rrugën: Hani i Elezit-Gorancë, Zona Kdadastrale: Rezhancë, Komuna e Hanit të Elezit.

Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj-Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjonaj, Komuna e Prizrenit.

Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 200,000.00 € (dyqind mijë euro), për financimin e furnizimit dhe instalimit të një gjeneratori të ri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Miratuar Kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 12,513.00 € (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e trembëdhjetë euro), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore “Komogllava”.

Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për KOMPAS – Projekti i Qasjes Gjithëpërfshirëse të Kosovës për Forcimin e Sistemit Shëndetësor.

Emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore ”lnfrakos” Sh.A., në këtë përbërje:

1. Getuar Zogu, kryesues;

2. Detrina Alishani Sopi, anëtare;

3. Fjolla Gashi, anëtare;

4. Genc Hundozi, anëtar.

Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 44,004.22 € (dyzet e katër mijë e katër euro e njëzet e dy centë) për Komunën e Shtimes, për përfundimin e projektit ‘Impianti për trajtimin e ujërave të zeza, Shtime, përmes Klauzolës së Investimeve.

Ndarë mjete buxhetore në shumën prej 3,000,000.00 € (tre milionë euro) për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-