Opoja.net

38 femrat e “rrezikshme” të Kosovës prapa grilave

Kronika
38 femrat e “rrezikshme” të Kosovës prapa grilave

Kanë kaluar dy vjet, prej se 42- vjeçarja S.A, nga Prishtina, ka ndërruar rutinën e saj ditore siç e priste në shtëpi. Vetëmbrojtja, ndaj dhunës së bashkëshortit, i kishte kushtuar me izolim brenda katër muresh në burgun e Lipjanit.

Ajo për këtë veprim kishte qëndruar për afro dy vite në këtë burg.

“Kam vuajtur shumë nga ai. Më rrihte, shante e fyente. Derisa sa një ditë duke u mbrojtur nga grushtet e tij edhe e plagosa”, tregon me lot në sy 42- vjeçarja.

Mirëpo, ngushëllimi i saj i vetëm duket të jenë dy fëmijët, për të cilët kujdeset me pagën që merr, si pastruese në një çerdhe.

Sikur, 42- vjeçarja, janë edhe 38 femra tjera që vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës, për veprat që kanë kryer.

Orhan Hajrizi, zyrtar për informim në Ministrinë e Drejtësisë ka treguar për Gazetën Fjala edhe për veprat për të cilat gratë mbahen në burgje.

“Të burgosura femra janë 38. Veprat që kanë kryer janë, vrasje, vrasje e rëndë, trafikim me njerëz, grabitje ,vjedhje”, tregon për Gazetën Hajrizi.

Derisa, moshat për të cilat mbahen aty thuhet të jenë nga 25 deri në 35 vjet. E, dënimet që mund të marrin për vrasje të rëndë,  shkojnë deri në 25 vite, sipas Hajrizit.

“Deri në 25 vite shkon dënimi për veprën penale, vrasje e rëndë. Të burgosura,  kemi nga e tërë Republika e. Kosovës , Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren”, thotë zyrtari për informim në këtë ministri.

Hajrizi tregon se më herët në burgje ka pasur edhe raste të nënave me fëmijë. Mirëpo, tash sipas tij nuk ka raste të tilla.

Psikologët e Sociologët: Në Kosovë e vështirë  të bëhet risocializimi i femrave në shoqëri

Dënimet e vuajtura brenda burgjeve, bëhen të rënda, për t’i rikthyer sërish në jetën normale, gratë e burgosura.

Sipas psikologëve, në Kosovë, mungon funksionimi i shtetit, për t’i ndihmuar femrat që të risocializohen në shoqëri.

“Risocializimi i femrave të burgosura në shoqëri varet direkt nga programi që kanë ndjek gjatë vuajtjes së dënimit, si dhe regjimi i cili është ndjek më këtë rast. Sa i përket vendi tonë me duhet të them që akoma mungon funksionimi i hallkës shtetërore në mënyrë që të bëhet risocializimi i plotë i femrave në rrethin social, kjo lidhet direkt edhe me statusin ekonomiko-social të shoqërisë sonë”, tregon për Gazetën, psikologu Adem Shala.

Sipas Shalës, pasojat psikologjike, pas lirimit nga burgu varen krejtësisht nga trajtimet që të burgosurat kanë marrë brenda gjatë vuajtjes së dënimit.

Etiketimet sociale, paragjykimet, estigmatizimet, ankthi, stresi, janë  vetëm disa prej pasojave psikologjike, sipas psikologut.

“Bazuar në pasojat dhe efektet e burgimit, në këtë rast të femrës në veçanti, organet e sistemit të drejtësisë, duhet të orientohen drejt aplikimit të alternativave të dënimit me burg, duke e konsideruar dënimin alternativ si dënim me të suksesshëm në korrektimin dhe ri integrimin në shoqëri të personit që kanë rënë në kundërshtim me ligjin”, shpjegon Shala.

Se risocializimi varet nga institucionet  mendon edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

Kamberi thotë se, derisa në vendet perëndimore të burgosurave u ofrohet trajtim i merituar, në Kosovë nuk u bëhet një tretman i tillë.

“Nëse institucionet nuk merren me këto kategori të njerëzve, atëherë ata mund të kenë pasoja jo vetëm për vetën e tyre, por edhe për shoqërinë, duke e parë vetën si jo të integruar dhe jo të barabartë me të tjerët”, deklaron Kamberi.

Sipas tij, traumat dhe pasojat të cilat të burgosurat i vuajnë pas burgut, janë nga më të ndryshmet.

“Personat e tillë mund të kenë probleme rreth: alianimit (tjetërsimit) duke parë vetën e tyre si të huaj dhe të shkëputur nga shoqëria, pastaj ata/ato mund të vuajnë emocionalisht një periudhë të gjatë si rezultat i pendesës por edhe asaj që shpeshherë vetën e shohin si qendër të vëmendjes nga të tjerët apo të stigmatizuar”, tregon për Gazetën, sociologu.

Vrasja e të riut në Tusus të Prizrenit, vazhdon shqyrtimi kryesor

Opoja.net

Aksident me të lënduar në Dragash

Opoja.net

20-vjeçari nga Prizreni pret gishtat në fabrikë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net