Njashtu është e njohur se ky këshill parashtronte edhe ndodhi të sajuara dhe spekulative. Pas diskutimeve të gjata vinin në përfundim dhe lëshonin fetfanë përkatëse për këto ndodhi. Për këtë arsye fikhu i Imam Ebu Hanifes është kompatibil dhe i zbatueshëm edhe për kohën tonë bashkëkohore.
Prej nxënësve të Imam Ebu Hanifes, 28 prej tyre arritën të bëhen gjykatës nëpër fshatra, qytete dhe krahina të ndryshme të botës islame. Ndërsa, 8 prej tyre arritën gradën e lartë të imamllëkut dhe ishin të aftë për nxjerrjen e vendimeve dhe rregullave fetare nën dritën e Kuranit dhe Sunetit.
40 nxënësit e Imam Ebu Hanifes dhe njëherazi edhe ulemaja dhe themeluesit e medhhebit hanefi janë:
- Imam Zuferi (v. 158H.)
- Imam Malik bin Migveli (v. 159H.)
- Imam Davud Ta’iu (v. 160H.)
- Imam Mindel bin Aliu (v. 168H.)
- Imam Nasër bin Abdulkerimi (v. 169H.)
- Imam Amër bin Mejmuni (v. 171H.)
- Imam Hiban bin Aliu (v. 173H.)
- Imam Ebu Ismeteh (v. 173H.)
- Imam Zuhejr bin Mu’avijeh (v. 173H.)
- Imam Kasim bin Meani (v. 175H.)
- Imam Hamad bin Ebi Hanifeh (v. 176H.)
- Imam Hejaxh bin Bistami (v. 177H.)
- Imam Sherik bin Abdilah (v. 178H.)
- Imam Afieh bin Jezidi (v. 180H.)
- Imam Abdullah ibn Mubaraku (v. 181H.)
- Imam Ebu Jusufi (v. 182H.)
- Imam Muhamed bin Nuhi (v. 182H.)
- Imam Hushejm bin Beshir Selemiu (v. 183H.)
- Imam Ebu Seid bin Jahja Zekerija (v. 184H.)
- Imam Fudajl bin Ijadi (v. 187H.)
- Imam Esed bin Amëri (v. 188H.)
- Imam Muhamed bin Hasen Shejbaniu (v. 189H.)
- Imam Ali bin Mus’hiri (v. 189H.)
- Imam Jusuf bin Halidi (Ali) (v. 189H.)
- Imam Abdullah bin Idrisi (v. 192H.)
- Imam Fadël bin Musai (v. 192H.)
- Imam Ali bin Dhabjani (v. 192H.)
- Imam Hafs bin Gijathiu (v. 194H.)
- Imam Veki bin Xherrahu (v. 197H.)
- Imam Hisham bin Jusufi (v. 197H.)
- Imam Jahja bin Seid Kataniu (v. 198H.)
- Imam Shuajb bin Is’haku (v. 198H.)
- Imam Ebu Mutia Belhiu (v. 199H.)
- Imam Ebu Hafs bin Abdirrahmani (v. 199H.)
- Imam Halid bin Sulejmani (v. 199H.)
- Imam Abdulhamidi (v. 203H.)
- Imam Hasen bin Zijadi (v. 204H.)
- Imam Ebu Asim Nebili (v. 212H.)
- Imam Meki bin Ibrahimi (v. 215H.)
- Imam Hamad bin Dulejli (v. 215H.)
Imam Vekiu, që është njëri nga mësuesit e Imam Shafiut, në lidhje më këtë komitet ka thënë: “Si ka mundësi të ketë ndonjë mangësi në punën e Imam Ebu Hanifes, kur ai rreth vetes kishte ekspertët e hadithit, tefsirit, fikhut dhe gjuhës arabe. Prandaj, vendimi i një njeriut i cili për shoqërues ka njerëz të këtillë, nuk mund të jetë i gabuar. Ngase ai gjithnjë pranë vetes ka pasur njerëz për ta korigjuar, kjo nëse do të kishte gabuar”.
Allahu i mëshiroftë të gjithë këta dijetarë!
Burimi: http://ilmfeed.com/40-students-of-imam-abu-hanifah/
Përshtati: Hazir Selmani.
(Shënim i përshtatësit: Disa emra janë shkruar ndryshe duke u bazuar kryesisht në faqet 393 dhe 394, të vëllimit VI të veprës “Sijeru ealami’n-nubela” të Imam Dhehebiut.)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.