Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, prej të cilave 8 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë, njësitet e policisë rrugore kanë shqiptuar 662 gjoba kundërvajtëse ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.