Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.
Policia njofton se 22 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse 33 tjerë aksidente raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se kanë shqiptuar edhe 1388 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Brenda 24 orëve, Policia ka arrestuar edhe 18 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit.
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.