69 aksidente gjatë ditës së djeshme, një person humb jetën

Opoja.net Opoja.net Kronika

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur 69 aksidente trafiku, 21 prej tyre me të lënduar, 47 me dëme materiale dhe një me fatalitet.

Në rrugën Nacionale në Zubin Potok, në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme ka ndodhur një aksident, ku shoferi nga pakujdesia nga goditur dy vetura tjera të parkuara, e si pasojë e këtij aksidenti ai ka mbetur i vdekur, ndërsa tre persona tjerë janë lënduar të cilët u dërguan në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme për mosrespektim të masave antiCOVID-19, Policia e Kosovës ka shqiptuar 393 tiketa, ndërsa për mosrespektim të rregullave të trafikut kanë shqiptuar 1162 gjoba

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-