Ndonëse gati tre muaj të 2020-ës Kosova kishte shpallur gjendje emergjente në shëndetin publik, gjatë së cilës u kufizua në një orë e gjysmë lëvizja për secilin qytetar, numri i aksidenteve të regjistruara është mjaft i lartë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar-nëntor 2020 në rrugët e Kosovës u shkaktuan 11 mijë e 976 aksidente trafiku, prej të cilëve 67 ishin me fatalitet.
Si pasojë e këtyre aksidenteve humbën jetën 72 persona, ndërkaq u lënduan 8 mijë e 814 të tjerë.
Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, nga janari deri në nëntor të viti që sapo lamë pas, policia ka shqiptuar 335 mijë e 250 gjoba.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.