Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të shkojnë në misione jashtë vendit, bashkë me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas së Shteteve të Bashkuara.
Kjo pasi që në seancën e jashtëzakonshme për të miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit, 92 deputetë votuan pro këtij vendimi, shkruan IndeksOnline.
Kjo seanca u mbajt me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Këtë vendim e mirëpriten të gjitha partitë në Kosovë.
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.