85-vjeçarja, në javën e tretë të vitit vendosi që të imunizohet edhe me dozën e tretë kundër korona virusit, derisa thotë se nuk e kanë munduar as dy vaksinat të cilat i kishte marrë para pak muajsh.
Dozën e vaksinës së tretë, në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë”, e morën edhe disa qytetarë të tjerë të cilët thanë se nuk kanë pritur më shumë se pesë minuta.
Që nga 9 dhjetori në Kosovë, ka filluar administrimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër korona virusit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

