Edhe deputeti i LDK-së bie pre e sulmeve kibernetike

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, njoftoi të martën se ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Përmes një postimi në Facebook, Quni, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Siguri, tha se nga e hëna janë sulmuar adresat e tij elektronike, facebook dhe instagram.

“Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik”, shkroi ai, ndërsa bëri të ditur se për rastin i ka njoftuar edhe autoritetet.

“Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së. Faleminderit për mirëkuptim!”.

Ndryshe, sulme kibernetike ditëve të fundit ka pasur edhe ndaj mediave, bizneseve dhe institucioneve në Kosovë.

Lidhur me këtë, njohësi i fushës së kibernetikës, Tanzer Abazi tha se sulmet e tilla të ndaljes së shërbimeve (DDoS) nuk kërkojnë aftësi të larta profesionale për t’i ekzekutuar.

“Është e vërtet qe trafiku ka mundur të jetë drejtuar nga Irani, Rusia dhe Kina por nuk nënkupton që akteri/sulmuesi nuk është nga Kosova apo ndonjë vend afër”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, institucionet duhet të jenë më të hapura me shoqëritë civile, mediat dhe grupet e ekspertëve. /Telegrafi/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-