Feronikeli 74 ruan vendin e parë në Grupin A, Fushë Kosova “rrëmben” primatin në Grupin B, rezultatet dhe tabela

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Sot në program ishin plot tetë ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Në Grupin A u zhvilluan tri ndeshje interesante. Feronikeli 74 vazhdon kryesimin në tabelë pas fitores 4-2 ndaj Trepçës, shkruan Gazeta Olle.

Në Grupin B sot u zhvilluan të gjitha ndeshjet e kësaj jave. Fushë Kosova mori fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Kika, duke fituar kështu primatin në klasifikim.

Ulpiana humbi pozitën e parë pas barazimit pa gola në udhëtim te Vllaznia.

Rezultatet e plota:

Grupi A:

E shtune:

Rahoveci 0-0 Istogu

Sot:

Feronikeli 74 4-2 Trepça 

Phoenix 2-0 Vëllaznimi 

Liria 2-0 Drenasi 

Nesër:

A&N – Rilindja 1974

Grupi B: 

Ramiz Sadiku 1-4 Flamurtari 

Vushtrria 2-0 Arbëria 

Vjosa 3-2 2 Korriku 

Vllaznia 0-0 Ulpiana 

Kika 0-1 Fushë Kosova 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-