Në qytetin e Shkodrës në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme (e diele), ndodhi një fatkeqësi e madhe.
Rrjedha e ujit i ka marrë jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë me dije se Jasoni ishte futbollist që po rritej në Akademinë e Futbollit, Djelmnia Shkodrane.
Ai ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Rrushaj.
Postimi i plotë i Dukës në “Facebook”:
“I pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.
Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.
U prefsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.