Lille po luan në shtëpi ndaj Staide Rennes në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit francez.
Pas 45 minutave të para janë pikërisht ata që po udhëheqin me rezultat 1-0, kjo falë golit të shënuar nga Edon Zhegrova.
Reprezentuesi kosovar u gjend mirë brenda zonës së rrezikshme në minutën e 45-të duke realizuar për 1-0 pas asistimit të Jonathan David.
Ky ishte goli i katërt i 25-vjeçarit këtë edicion me fanellën e Lille në kampionatin francez, teksa ka edhe një asistim.
Duke marrë parasysh paraqitjen e tij të mirë në pjesën e parë, nuk përjashtohet mundësia që Zhegrova të shënojë sërish edhe në të dytën.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.