Sonte në orën 21:00 luhet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. Arsenali mbërriti në këtë fazë duke mos qenë favoritë kundër Real Madridit, por i suprizuan në “Emirates” me 3:0 dhe fituan në “Santiago Bernabeu” me rezultatin 2:1.
Kampionët në fuqi u shtangën totalisht nga londinezët të cilët e merituan kualikimin për në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër PSG-ja, e pati disi më të lehtë duelin me Aston Vilën edhe pse anglezët tentuan t’ju hapnin probleme, por në fund triumfoi skuadra e Luis Enrikes. Parizienët dëshirojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

