Sinqeriteti është si operacion,
Mund të jetë i dhimbshëm, por shëron.
Gënjeshtra është si sedativ,
Mund të lehtësojë pak, por nuk shëron.
Njeriu më i pasur në botë
Derisa fle pa medikamente,
Dhe zgjohesh pa dhimbje dhe mundime,
Dhe kur mund të hashë çdo lloj ushqimi
Atëherë, ti je njeriu më i pasur në botë.
Tesbihu i thyen errësirat e kësaj bote
Ndoshta ke ra në errësirë, si errësira ku u gjend Junusi, alejhi selam,
Gjithçka që duhet të bësh në atë situatë është tesbihu, lavdërimi dhe madhërimi i Allahut, për të shpëtuar dhe për të jetuar në rehati.
O njeri, pse kjo arrogancë dhe ky vetëmashtim?
Rrobat e fundit që do t’i veshësh në këtë botë do të jenë qefinet,
Automjeti i fundit me të cilin do të udhëtosh do të jetë automjeti i funeralit,
Banesa e fundit ku do të jetoshë do të jetë kaburi yt,
Atëherë pse kjo arrogancë dhe ky vetëmashtim?
Nëse Allahu është me ty
Nëse Allahu është me ty, Ai do ta nënshtrojë edhe armikun tënd që të shërbejë për ty,
E nëse Allahu nuk është në anën tënde, shumë lehtë mund të përjetosh ofendime dhe poshtërime nga fëmijët e tu.
Vajtimi që ndryshon gjithçka për më mirë
Mos qaj në jastëkun tënd,
Sepse me të nuk do të ndryshosh asgjë.
Por qaj në sexhaden tënde
Dhe gjithçka do të ndryshojë për më mirë.
Gratë që jetojnë në zemrën e muslimanit
Katër gra jetojnë në zemrën e muslimanit: nëna e tij, gruaja e tij, motra e tij dhe vajza e tij.
Nëna: Në kënaqësinë e saj është kënaqësia e Allahut.
Bashkëshortja: Nderimi i saj është porosi dhe urdhër i të Dërguarit të Allahut (savs).
Motra: Ruajtja e lidhjeve të gjakut dhe mirëqenia ndaj saj të sjell bereqet në jetë.
Vajza: Edukimi i saj i mirë është porta jote drejt Xhenetit.
Burimi: https://saff.ba//
Përshtati në shqip: Miftar Ajdini
(Islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.