“San Siro”, ora 21:00: Barcelona ballë për ballë me Interin, kush shkon në finale të Ligës së Kampionëve?

Opoja.net Opoja.net Sport

Kjo do të jetë ndeshja e 18-të në Ligën e Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Vetëm Bajern-Real Madrid (28), Juventus-Real (21) dhe Inter-Real Madrid (19) janë luajtur më shumë në histori. Dy ndeshjet e fundit mes të dyja skuadrave kanë përfunduar 3-3.

* Barcelona ka fituar vetëm 1 nga 6 transfertat e Champions-it kundër Interit me tri barazime dhe 2 humbje, 2-1 në dhjetorin e vitit 2019. Në total, katalanasit kanë arritur vetëm 5 fitore në 24 transferta ndaj ekipeve italiane.

* Në ndeshjen e parë, Interi dhe Barcelona barazuan 3-3. Vetëm 3 gjysmëfinale të Champions-it kanë parë 10 ose më shumë gola të shënuar në total në të dyja sfidat, Juventus-Monako 6-4, Liverpul-Roma 7-6 dhe Real Madrid-Man. Siti 6-5.

* Interi kërkon që të arrijë finalen e tretë në Champions pas 2010 dhe 2023, ndërsa për Barcelonën do të ishte finalja e gjashtë (1994, 2006, 2009, 2011, 2015) dhe do të barazonte Bajernin, Milanin dhe Juventusin për numrin e finaleve të arritur në Champions-in modern. Do të ishte vetëm pas Realit të Madridit, që ka 9.

* Barcelona ka shënuar 40 gola në këtë Champions, maksimumi për një skuadër në një sezon të vetëm, që nga sezoni 2019-2020 kur Bajerni shënonte 43 gola. Ekipet e vetme që kanë shënuar më shumë se 40 gola në një sezon janë po Barcelona me 45, Reali me 4 dhe Liverpuli me 41.

* Interi është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi në Champions, duke marrë 12 fitore dhe 3 barazime, ecuria më e mirë e pathyeshmërisë në shtëpi në një kompeticion euriopian që prej 27 ndeshjeve mes 1980 dhe 1987.

* Rafinja ka marrë pjesë në 20 gola në këtë Champions me 12 rrjeta dhe 8 asiste. Vetëm Kristiano Ronaldo me 17 gola dhe 4 asiste ka realizuar më shumë në një sezon të vetëm. I vetmi lojtar që ka dhënë më shumë asiste sesa Rafinja në një edicion Champions-i është Figo me 9.

* Pas vetëm një goli në 39 ndeshjet e tij të para në Champions, Dumfris ka shënuar dopietë në sfidën e parë. Nëse ai ose Turami do të gjejnë rrjetën, do të jenë të parët që shënojnë në dy gjysmëfinale pas Faketit.

* Lamin Jamal ka shënuar 5 gola në këtë Champions. Vetëm Haland me 8, Mbape me 6 dhe Raul me 6 kanë shënuar në shumë sesa ai në sezonin e tyre si adoleshentë. Ai ka goditur 44 herë portën, 19 kanë shkuar në kuadrat, ka bërë 78 driblime dhe është adoleshenti më i mirë që nga 2003-2004.

* Pedri ka kryer 721 pasime në këtë sezon të Champions-it, numri më i lartë i një mesfushori spanjoll që nga koha e Busketsit, në 2018-2019 me 903.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-